PSG-ja në garë për De Sciglion

09 prill 2020 | 17:05

PSG-ja nuk heq dorë nga Mattia De Sciglio. Mbrojtësi i Juventusit ishte shumë pranë kalimit në Francë edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund klubi bardhezi nuk hoqi dorë nga ish-lojtari i Milanit.

De Sciglio pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i cili në janar ofroi edhe kartonin e Kurzaëas në këmbim të tij, por Juventus refuzoi.

Me hapjen e merkatos së verës, PSG pritet të bëjë një tjetër ofertë për 27-vjeçarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se një kryeministër…