‘Qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime 2 mijë për qind më të shtrenjta’

25 korrik 2022 | 12:24

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se shpreson që Projektligji që rregullon çmimin e barnave të marrë mbështetjen edhe të deputetëve të pushtetit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,  ajo ka thënë se qytetarët kanë blerë produkte medicinale me çmime dy mijë për qind më të shtrenjta.

“Nëse i shihni shpenzimet vjetore, qytetarët kanë paguar 6 milionë euro më shumë në vit sesa qytetarët e vendeve të rajonit me çmimet e larta të produkteve medicinale. Barnat e njëjta janë blerë me çmime të ndryshme dhe si PDK kemi synuar që përmes këtij projektligji ta rregullojmë çmimin e barnave në Kosovë”.

“Synojmë që në seancës e radhës së Kuvendit të miratohet një projektligj që ndihmon që të mos varfërohet xhepi i qytetarëve në këto rrethana të rënduara me çmime që janë tejet të larta. Presim që projektligji të marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës dhe të miratohet”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK),…