Rahoveci triumfon ndaj Yllit

20 tetor 2019 | 19:10

KB Rahoveci ka fituar derbin e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 72:91 (28:27, 9:24, 24:17, 11:23).

Ndeshja në palestrën “13 Qershori” ka qenë shumë interesante, ku çereku i parë ishte shumë i barabartë 28:27, derisa mysafirët e fituan periodën e dytë 9:24. Megjithatë, vendësit nuk janë dorëzuar dhe e fituan periudhën e tretë 24:17. Çereku i fundit i ka takuar Rahovecit 11:23, që triumfoi në fund me rezultat 72:91.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 22 pikë, Anthony Adger me 19 dhe Samir Zekiqi me 15.

Ndërkohë, te Rahoveci më meritorët për këtë fitore ishin Justin Gray me 18 pikë e tetë kërcime, Jure Gunjina me 17 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, Arian Qallaku me 12 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, Christian Bradford me 12 pikë dhe Alban Veseli me 11.

Kjo ishte humbja e parë për Yllin pas katër fitoreve, derisa Rahoveci ka katër fitore dhe një humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është duke fituar pas pjesës së në derbi…