Rama: Berisha për ne është i vdekur, nëse merr drejtimin e PD-së ndërpresim çdo marrëdhënie

21 prill 2022 | 12:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë prerazi gjatë fjalës së tij në Kuvend, se nëse Sali Berisha merr drejtimin e Partisë Demokratike (PD), mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me ta.

Teksa fliste për përzgjedhjen e presidentit të ri dhe ka treguar arsyet se përse nuk diskutonin me deputetët e LSI-së, Rama ka thënë: “Do të ishte mirë që dy gjëra të ishin të qarta. Me Saliun ne s’kemi punë. Për ne ai është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe instucionalisht, jo biologjikisht. Bilogjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Kjo është e para. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar. Nëse ju merrni vendimin për t’u drejtuar me një të vdekur, ne ndërpresim me PD çdo marrëdhënie. Ju e keni kaluar ylberin. Jeni përtej ylberit, gjëra për ju s’ka. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur është i gjallë dhe bindin popullin që i vdekuri është i gjallë, ata janë për t’u mëshiruar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër emër kandidat për sulmin e Barcelonës po qarkullon…