Rama i reagon Metës: Listat do të hapen dhe do të miratohen në Kuvend

16 korrik 2020 | 16:54

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka komentuar këtë të enjte propozimin për ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, duke u shprehur se ndryshimet janë antikushtetuese, kundër parimeve të Komisionit të Venecias dhe duhet të nisin të paktën një vit para datës së zgjedhjeve.

Menjëherë ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se nuk do të ndryshojë as sistemi dhe as koalicionet nuk do të ndalohen, ndërsa ndryshimet do të miratohen nga Kuvendi.

“Ilir Meta thotë ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë, as koalicionet s’do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”, ka shkruar Rama, duke përmendur modelin zgjedhor gjerman.

“Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht evropian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!”, ka shkruar Rama./ A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona sivjet nuk ka kënaqur me performancën e treguar në…