Rama përshëndet linjën ajrore Kosovë-Serbi, thumbon Haradinajn

20 janar 2020 | 19:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përshëndetur marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, ka “thumbuar” edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn për këtë akt.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, duke e cituar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili deklaroi se kjo marrëveshje është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”, Rama ka thënë se ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë.

Ndërkaq, Haradinajn e vlerësoi për përshëndetjen e kësaj marrëveshjeje. “Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap”, shkroi Rama, duke ia bashkëngjitur edhe figurën “?”.

“Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, përfundoi Rama, sërish duke e përcjellë këtë fjali me figurën “?”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Pejës, respektivisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport…