Rama zyrtarisht edhe në krye të diplomacisë

21 janar 2019 | 22:21

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit presidencial për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e me 78 vota edhe emërimin e kryeministrit Edi Rama në postin e kryediplomatit.

Këto ndryshime u dekretuan disi me vonesë nga Presidenti Ilir Meta, pasi më herët çështja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u veçua nga ndryshimet e tjera të kabinetit qeveritar, për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti që ka hyrë në historinë e futbollit të Kosovës…