Ramadani: Serbia nuk ka ku të shkojë më tutje pa kërkimfalje

25 nëntor 2018 | 11:24

Zëvëndësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se politikanët serbë duhet t’i tregojnë popullit të vet të vërtetën për gjithçka që kanë bërë në Kosovë për dekada me radhë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se Serbia nuk ka ku të shkojë më tutje pa kërkimfalje. 

“Elita politike e Serbisë duhet t’i tregojë popullit të vet të vërtetën për gjithçka që kanë bërë në Kosovë për dekada me radhë. Vuçiqi mund t’i rikthehet së pari rastit të njohur si “Panda”. Apo e keni harruar? Serbia nuk ka ku të shkojë më tutje pa kërkimfalje. E kjo, sigurisht, nuk është një fjalë goje. Është një program i tërë kombëtar i tyre për të mësuar të gjitha gjeneratat e reja se çka kanë bërë paraardhësit e tyre”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se janë duke…