Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë janë nga këto komuna

01 qershor 2020 | 21:28

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë me dije se sot janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me Covid-19.

Numri i rasteve të infektuar me këtë virus sot ka shënuar rritje në krahasim kur një ditë më parë kishim 13 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), Komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), Komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe Komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

IKSHPK-ja nuk ka bërë të ditura të rejat e fundit rreth numrit të të shëruarve nga ky virus, ndonëse një ditë më parë është raportuar për 843 persona.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, numri i personave të infektuar me këtë sëmundje në Kosovë ka arritur në 1,110.
Prej tyre 30 pacientë kanë vdekur.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i klubit kuqezi nga Drenica, Gani Sejdiu, të hënën…