Reagon Labinot Tahiri pasi kritikohet për pjesëmarrjen në darkën e Hajvalisë

06 shkurt 23:10

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për pjesëmarrjen në darkën e shtruar nga ministri i Jashtëm dhe kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, në shtëpinë e tij.

Tahiri në reagimin e tij ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet se ai ka ndihmuar familjet të cilat nuk i kanë kushtet e mira ekonomike.

Ai ka thënë se nuk mund të hidhet i gjithë ai mund, për vetëm një fotografi të një darke luksoze.

Reagimi i plotë i Tahiri:

Ju lutem lexojeni dhe shikoni punet qe i kam bërë dhe i bëj derisa te vdes.

Mirëmbrema të gjithëve!

Nëse veq keni fëmijë në shtëpijat e juaja, ju lutem që ti shikoni këto foto dhe më këto fjalë të ju bëj të fala atyre personave të cilët më kanë derguar sms në facebook duke me thënë gjithçka lidhur me atë darken e hidhur te para dy neteve tek shtëpia e Behgjet Pacollit!
Mund ta bëni një krahasim të thjeshtë mund ta shikoni faqen time si: në facebook në instagram, në familjen time apo në shoqeri, ku unë nuk postoj darka e dreka sepse kam mëshirë për ata të cilët nuk i kanë kushtet e mira!!

Jam munduar me qenë sa më i afërt me ju, dhe sa më transparent për çdo gjë, vetem se për një foto nuk gjuhet në ( LLOQ) mundi i një personi i cili nuk u ndal kurr as për femijët e mi dhe as për fëmijët e juaj!!!!!

Fotografitë të cilat i postojnë njerëzit, unë nuk mund të u’a ndali kur ata fotografojnë apo kur ata duan ti postojnë.

E quditshme kjo botë, me njerëzit mosmirnjohës, ama unë do vazhdoj në rrugën time të drejtë vetëm për njerëzit e vendit tim!
Koha dhe historia do të tregojë për mua dhe secilin se sa kemi kotribua në këtë vend.

Faleminderit shumë!!

LABI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian takohen me presidentin turk,…