Reka merr mesazhe optimiste nga përfaqësuesi i OBI-së në OKB

14 mars 2023 | 16:59

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar të martën përfaqësuesin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) në Organiztën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ambasadori Reka ka bërë me dije se ka marrë mesazhe optimiste nga përfaqësuesi i OBI-së.

“Takim shumë miqësor me ambasador Hameed Opeloyeru, përfaqësuesin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në OKB. Mesazhe optimiste nga ambasadori i organizatës së dytë më të madhe ndër-qeveritare me 57 shtete anëtare”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…