Rivaldo: Disa kanë filluar të ëndërrojnë Messin dhe Ronaldon bashkë te Juventus

05 korrik 2020 | 09:54

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo bashkë tek Juventus, do të ishte një lëvizje e jashtëzakonshme. Të gjithë tifozët bardhezi dhe jo vetëm e kanë ëndërr që të shohin dy yjet përkrah njëri-tjetrit në një ekip.

De ri para pak kohësh dukej vetëm një fantazi e merkatos, por pas transferimit të CR7 në Serinë A dhe zërat e vazhdueshëm mbi të ardhmen e Pleshtit, operacioni nuk duket më kaq i pamundur.

Në lidhje me atë që do të ishte operacioni i shekullit ka folur ish-Topi i Artë, Rivaldo.

“Besoj se disa menaxherë kanë filluar të ëndërrojnë një dyshe Messi-Ronaldo tek Juventus.Nëse kjo do të ndodhë, do kishte një boom dhe mendoj se Juventus do të rikuperonte menjëherë investimin e bërë nga marketingu që do të gjeneronte ky operacion. Do të ishte diçka historike t’i shikonim bashkë dhe besoj se shumë sponsorë do ta donin një gjë të tillë, kështu që mund të jetë një operacion i mundshëm”, u shpreh Rivaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më në fund pub-et në Britani u hapën. Një nga…