Robbeni zgjedh pensionimin para transferimit në Kinë

12 dhjetor 2018 | 12:37

Arjen Robben ka folur për vendimin e tij për t’u larguar nga Bayern Muncheni në fund të këtij sezoni, ndërsa ka zbuluar se nuk do të shkojë në Kinë apo në vendet arabe.

Ai ka bërë me dije se e ka menduar mirë largimin dhe ndihet mirë që vendimi është marrë bashkë me krerët e klubit. “Jam menduar gjatë, por mendoj se në fund kam bërë zgjedhjen e duhur. Duhet të mendoj për të ardhmen time, megjithatë më bën të ndihem mirë fakti që ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe drejtuesve të klubit”, ka thënë Robben.

“Ndeshja ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve tregoi se mund të luaj ende në nivelet më të larta. Do t’i shqyrtoj ofertat që do të më vijnë. Nëse ato nuk do të vijnë, do ta mbyll karrierën. Kam tre fëmijë dhe dua që ata të jenë të lumtur, kështu që nuk do të shkoj as në Kinë dhe as në shkretëtirë”, ka deklaruar Robbeni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Universitetin…