Roberto: Messin në Barcelonë e presim duar hapur

20 mars 2023 | 16:47

Eliminimi i hershëm i Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich ngjalli shumë reagime te tifozët e klubit parisien.

Këta të fundit para përballjes kampionale në Ligue 1 kundër Rennes (0:2) fishkëlluan emrin e Lionel Messit. Këto reagime kanë arritur deri te Barcelona dhe për këtë ka folur Sergi Roberto, golashënuesi në derbin ndaj Real Madridit.

Ai tha se te “katalunasit” e presin Messin me “duar hapur”. “Shpresoj që Messi të kthehet në Barcelonë. Ne po e presim atë. Ai nuk e meriton të trajtohet nga tifozët si në Paris”, ka thënë Roberto për kanalin Jijantes FC.

Kontrata e Messit me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk është e sigurt nëse ai do të nënshkruajë një të re.

Barcelona nuk do të lejohet të blejë lojtarë këtë verë, por ata do të mund të sjellin Messin nëse i skadon kontrata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…