Ronaldo: Do të dëshiroja finalen Juve – Real

12 dhjetor 2019 | 16:20

Juventusi mund të takohet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

Ylli i “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Ronaldo, ka thënë se do të dëshironte që me ish-skuadrën e tij të takohet në finale të garës më të fortë në botë.

“Real Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm. Por, nëse po më pyesni mua, unë do të preferoja të takohesha me ta në një fazë të mëvonshme. Nëse do të ofroni t’i takojmë ata në finale, do të nënshkruaja menjëherë”, ka thënë Ronaldo.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës…