Ronaldo: Futbollistët e Barçës të rreshtohen për të na nderuar

18 dhjetor 2017 | 10:54

Cristiano Ronaldo “ngacmon” Barcelonën më pak se një javë nga “El Clasico” i parë i sezonit që do të zhvillohet më 23 dhjetor në “Santiago Bernabeu”.

Rekordmeni i “Los Blancos”, autor i golit vendimtar në finalen e Botërorit të Klubeve përballë Germios, deklaroi se do t’i pëlqente që futbollistët “baugrana” t’i nderonin rivalët e përjetshëm për suksesin e arritur.

“Do të ishte bukur nëse futbollistët e Barcelonës të rreshtoheshin për të na nderuar për arritjet tona. Shpresoj që të fitojmë në ‘El Clasico’ që gara për titull të jetë e hapur. Duhet të jetojmë duke shijuar çdo moment, sepse nuk i dihet se çfarë do të në ofrojë e nesërmja. Po fitojmë besim dhe po përmirësohemi dita-ditës për ta mbyllur sa më mirë sezonin. Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores. Po jetoj një sezon fantastik”, ka thënë Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekadat e fundit gjithmonë ka pasur çifte të përsosura që…