Ronaldo në janar kishte menduar të transferohet në PSG

05 gusht 2020 | 13:01

Critiano Ronaldo ka menduar seriozisht të largohej nga Juventus në merkaton e dimrit, për këtë është e bindur “France Football”.

Sipas prestigjiozes franceze, Ronaldo ishte fiksuar pas idesë për tu transferuar te PSG-ja pasi në sytë e tij bardhezinjtë nuk ishin klubi ideal për të arritur objektivat e tij.

Dyshimet e CR7 erdhën fill pas fitores 2-1 kundër Lokomotivë Moskës në tetorin e shkuar, ylli portugez nuk ishte i zhgënjyer por as i lumtur e për këtë arsye po mendonte të transferohej në një tjetër klub ku të kishte më shumë mundësi të fitonte Ligën e Kampionëve.

Në javët pasuese, gjithnjë sipas “France Football”, Ronaldon po e joshte shumë ideja për tu transferuar në Paris ku mund të formonte një sulm shpërthyes me Mbappe e Neymar. Ideja për tu transferuar tek PSG u shua përfundimisht pas emergjencës që solli Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elseid Hysaj ka rigjetur veten te Napoli. Trajneri Gennaro Gattuso…