Rosbergi: Kjo është dobësia më e madhe e Vettelit

17 qershor 2019 | 13:51

Nico Rosberg, ish-kampioni i botës në Formula 1, i vetmi që ka mundur të ndalë Lewis Hamilton, ka deklaruar se penaliteti që piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel mori në garën e Kanadasë ishte i drejtë. Madje ai shkon më tej, duke zbuluar edhe shkakun e atij gabimi të 4 herë kampionit të botës.

“Unë e njoh mirë Lewis dhe kur e ke nga pas për një orë e gjysmë gabimi i atij që është para është i paevitueshëm. Për më tepër kur bie fjala për Vettel, që nën presion gjithnjë gabon. Ky është defekti i tij më i madh, nuk e përballon dot presionin e një piloti që e ndjek nga pas për shumë xhiro. Kjo ndodhi edhe në Kanada, doli jashtë piste”, ka thënë Rosberg, raporton “telesport”.

“Vettel u përpoq të limitojë dëmet. Është më e lehtë të jesh nga pas se sa para. Sa herë që Lewis është pas Sebastian ndodh gjithnjë e njëjta gjë, fiton Hamilton. Ai e vë nën presion Vettel. Kjo gjë ndodh prej vitesh tashmë dhe Vettel vazhdon të gabojë. Për pasojë, penaliteti ishte i paevitueshëm nga komisarët”, ka deklaruar Rosberg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës mban sonte në Prishtinë, Konventën Festive,…