Rrahman Rama: Bashkëluftëtarët mobilizohen për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër

28 maj 2026 | 10:30

Kandidati për deputet nga PDK-ja me numrin 7, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të madh me veteranë dhe luftëtarë të UÇK-së, në mbështetje të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Rama tha se bashkëluftëtarët janë bashkuar për t’i dhënë mbështetje Bedri Hamzës në rrugën drejt udhëheqjes së qeverisë.

“Me bashkëluftëtarë u mblodhëm bashkë për t’i dhënë mbështetjen kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamzës.

Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë, bashkë me 40 deputetë, e kemi nënshkruar tashmë.

Shokët e luftës i falënderova për përkrahjen e palëkundur”, ka shkruar Rama.

Takimi u vlerësua si një organizim i rëndësishëm i veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-së në mbështetje të kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u themelua më 27…