Rukiqi viziton kompanitë prodhuese kosovare

27 shkurt 2019 | 16:46

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, të mërkurën ka vizituar kompani të ndryshme prodhuese kosovare.

Gjatë vizitës në kompanitë “Fluidi”, “Palma”, “Adea Group” dhe “Turkos Plast”, Rukiqi theksoi rëndësinë e promovimit të eksportit dhe të ndërkombëtarizimit të bizneseve Kosovare dhe garantoi mbështetjen drejt krijimit të kushteve më të favorshme për të bërë biznes.

Ai shtoi se kompanitë kosovare kanë rëndësi në përmirësimin e imazhit të vendit, rritjen e vazhdueshme të punësimit dhe promovimin e vlerave të sektorit privat në vendin tonë.

Sipas Rukiqit, projektet dhe investimet e vazhdueshme duhet të kenë përkrahje nga institucionet shtetërore dhe jo të vendosen barriera në raste të caktuara.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në zyrën e…