Sejdiu kritikon Projektligjin për buxhetin e vitit 2019

06 dhjetor 2018 | 14:40

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, e ka cilësuar si Projektligjin për buxhetin e vitit 2019, sikurse atë të para 18 viteve

“Duhet të dalim me një koncept tjetër ekonomik e që është zhvillimor. Në një situatë siç jemi sot, ku kemi një taksë 100 për qind për importin nga Serbia, krijohet një treg i mirë për përpunuesit e ushqimit në Kosovë që të ndërtojnë fabrika të reja. Do ishte e pasinqertë të themi tash që e votojmë këtë buxhet. Ky buxhet për mua për momentin siç është nuk paraqet asnjë ndryshim prej 18 viteve të fundit”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, koha e trajnimit infrastrukturorë të ekonomisë duhet të përfundojë, raporton “EO”.

“Jemi në fazën e diskutimeve, buxheti si i tillë ka telashe të jashtë zakonshme, diku 465 milionë euro apo mbi 20 për qind e shpenzimeve të parapara në buxhet të shkojnë për skema sociale dhe pensione në një vend ku vetëm 7 për qind e popullsisë është në moshë e pensionimit”, ka thënë Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën…