Serbët protestojnë kundër taksës dhe arrestimeve në veri

23 nëntor 2018 | 15:01

Serbët e komunave veriore të Kosovës kanë protestuar të premten kundër taksës së mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës si dhe arrestimit të katër serbëve në veri nga Policia e Kosovës. Protesta është mbajtur në Rudarë të Komunës së Zveçanit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u ka thënë protestuesve se policia e ka bastisur edhe shtëpinë e nënkryetarit të Listës, Milan Radojçiq, si të dyshuar për vrasje, duke keqtrajtuar gruan dhe fëmijët e tij.

“Ne kërkojmë fakte për këto akuza dhe jo në këtë mënyrë brutale të sillen ndaj gjithë neve” ka than Rakiqi.

Ndërsa ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, u ka bërë thirrje serbëve të jenë të bashkuar si dhe dërgoi porosi për shqiptarët dhe Bashkimin Evropian se lufta për mbijetesë e serbëve po zgjat tash e 20 vjet dhe se askush do të mund t’iu marrë këtë të drejtë.

Në anën tjetër, nënkryetari tjetër i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se kjo është situata më e vështirë në të cilën janë gjendur serbët e Kosovës.

“Jemi mbledhur këtu t’i themi Prishtinës që të tërheq taksën doganore e cila do të thotë se serbët të mos jenë më këtu”, ka thënë Simiqi.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës, Oliver Ivanoviq. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 35 njerëz janë vrarë dhe 50 të tjerë…