Serbia merr hua 100 milion euro nga Banka Evropiane për projektin që e lidh me Kosovën

13 shtator 2019 | 11:56

Serbia ka nënshkruar një marrëveshje kredie 100 milion euro me Bankën Evropiane të Investimeve për të financuar ndërtimin e autostradës Nish-Merdare në Serbi, tha banka.

Projekti i cili në total pritet të kushtojë 255 milion euro ka të bëjë me ndërtimin e seksionit të parë 32 km të gjatë nga 100 km në total të një autostrade e quajtur edhe “Autostrada e Paqes”,  e cila lidh Nishin, një nga qytetet më të mëdha në Serbi, me Prishtinën në Kosovë.

“Kjo autostradë do të përmirësojë sigurinë në rrugë dhe efikasitetin, duke bërë të mundur lidhjen më të mirë brenda rajonit. Për më tepër, ky projekt është një shembull konkret i rritjes së bashkëpunimit dhe pajtimit midis popujve të Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar komisioneri i BE për Lëvizshmëri dhe Transport Violeta Bulc.

“Kjo autostradë është domethënëse si për lidhjen e saj rajonale, pasi ajo do të lidh Serbinë me portet shqiptare në detin Adriatik, dhe për zhvillimin më të shpejtë të rretheve në Serbinë Jugore dhe Qendrore që do të lidhë autostradën e re”, është shprehur zëvendëskryeministrja serbe Zorana Mihajlovic, shkruan “scantv”.

Autostrada Nis-Merdare është pjesë e një lidhje rrugore që shtrihet në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë dhe më tej në portin Adriatik të vendit të Durrësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka nënshkruar një marrëveshje kredie 100 milion euro me…