Sesko shihet si zëvendësues i Ronaldos në ‘Old Trafford’

25 korrik 2022 | 16:45

Manchester United ka vazhduar nga punë për të gjetur një zëvendësues të Cristiano Ronaldos, i cili është lidhur vazhdimisht me një largim nga “Old Trafford”, pasi kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë drejtuesit e djajve kanë piketuar talentin e Red Bull Salzburgut. Bëhet fjalë për Benjamin Sesko. Për sulmuesin e skuadrës austriake, Unitedi duhet ta mposhtë konkurrencën e Newcastles, Bayern Munchenit dhe Borussia Dortmundit. Sesko, i cili vlerësohet mbi 50 milionë euro, është një alternativë ndaj emrave të tjerë që kanë tingëlluar, si Anthony, të cilin Ten Hag e kishte tek Ajaxi dhe Sasa Kalajdziq nga Shtutgarti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Drita ka njoftuar se të martën do të fillojë…