Sevilla zyrtarizon transferimin e Iscos

08 gusht 2022 | 15:13

Mesfushori spanjoll Isco ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin spanjoll. Përfaqësuesi spanjoll ishte lojtar i lirë që kur i skadoi kontrata me “Los Blancos” më 30 qershor, ndërsa arriti të hënën arriti në “Estadio Sanchez Pizjuan” për ta kompletuar transferimin në klubin e ri. Sevilla kishte njoftuar të dielen për arritjen e marrëveshjes me lojtarin, ndërsa sot arriti edhe zyrtarizimi.

“Isco Alarcon edhe zyrtarisht ka nënshkruar për dy vjet me Sevilla FC. Pas arritjes së marrëveshjes dje, lojtari e ka nënshkruar kontratën pasi i kaloi vizitat mjekësore. ‘The Malagueno’ do të jetë këtu së paku deri në fund të sezonit 2023/24. Në ditët në vazhdim, Isco do të prezantohet në stadium si Sevillista dhe do të takohet me shokët e rinj të skuadrës në ditën e parë të seancës stërvitore”, ka njoftuar klubi i La Ligas.

Isco e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por u konsiderua si i padobishëm për trajnerin Carlo Ancelotti, prandaj edhe madrilenët nuk ia vazhduan atij kontratën. Eksperienca e tij në “Santiago Bernabeu” ka qenë me luhatje të formës dhe spanjolli nuk ka arritur asnjëherë ta gjejë në vazhdimësi një vend titullari në Madrid.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një balenë e gjatë mbi 12 metra është parë duke…