ShBA-ja, e vetmja garantuese e marrëveshjes

14 gusht 2020 | 20:16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur ftesën për takim në Uashington më 2 shtator në mes Kosovës dhe Serbisë. Por, gjithashtu, ka një këshillë për këtë takim.

“Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit, duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Uashington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ftesën e ShBA-së për takim…