Shkrumb e hi: Pamje nga intervenimet e zjarrfikësve në dy objekte banimi sot në Prishtinë

10 maj 2020 | 22:38

Qytetarët e vendit tonë, tash e dy muaj po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.

Por, gjatë kësaj kohe, ata janë rrezikuar edhe nga zjarrvëniet e qëllimshme, veçmas në toka bujqësore dhe male.

E, zjarrfikësit, kanë qenë përherë në detyrën e tyre, në shpëtim të jetëve.

Vetëm sot, në kryeqytet kanë ndodhur dy përhapje të zjarreve në dy objekte banimi.

Një shtëpi është djegur në lagjen Arbëria, ndërsa një lagjen e Spitalin një banesë, nga ku edhe një person mori lëndime, transmeton Indeksonline.

E, një nga zjarrfikësit, që mori pjesë në të dyja rastet që ndodhën brenda dy orësh në Prishtinë, ka publikuar disa imazhe, ku pasqyrojnë jo vetëm rrezikun dhe punën e tyre, por edhe dëmet brenda këtyre dy objekteve.

Shih fotografitë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendër të qytetit përkatësisht në sheshin “Aziz Zhilivoda“, është…