Shqiptar Gubetini: Qeveria po e përdor Policinë për qëllime politike

15 maj 2026 | 01:05

Shumë qytetarë të Skenderajt dhe mbështetës të Partia Demokratike e Kosovës kanë dalë në sheshin e qytetit në orët e vona të mbrëmjes për të kundërshtuar praninë e madhe të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i PDK-së në Regensburg të Gjermanisë, veprimtari nga Vushtrria, Shqiptar Gubetini, i cili deklaroi se është kundër, siç i quajti ai, “spektakleve politike” dhe keqpërdorimit të Policisë nga Qeveria për qëllime politike.

Përveç Gubetinit, në mesin e qytetarëve ishin edhe Ganimete Musliu, Fadil Nura, si dhe shumë qytetarë të tjerë të Skenderajt, rinia e PDK-së dhe veteranë e invalidë të luftës.

Qytetarët u shprehën të indinjuar me prezencën e madhe të Policisë së Kosovës në Skenderaj, ku forca shtesë policore kishin ardhur nga Prishtina.

Një ditë më parë në Skenderaj ndodhi një incident ndërmjet Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas raportimeve, Mehani e kishte quajtur Lushtakun “Sami Serbia”, çka më pas çoi në përplasjen mes tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pamjet nga Skenderaji, i rrethuar nga forcat speciale, për një…