Shtatë të infektuar me Covid-19 në FC Prishtina

07 gusht 2020 | 11:48

FC Prishtina nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se nga testet për Covid-19 pozitivë kanë rezultuar tre lojtarë dhe katër anëtarë të stafit.

“FC Prishtina mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore. Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Skuadra fituese e Kupës do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, derisa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht varësisht shortit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashiani dëshiron ta shpëtojë martesën. Edhe pse mediat kanë…