Invalidët dhe dëshmorët e UÇK-së kërkojnë rritjen e pensioneve

05 shkurt 2019 | 11:45

Edhe Shoqata e Invalidëve të luftës e UÇK-së dhe ajo e Dëshmorëve të UÇK-së kanë reaguar rreth ligjit për pagat dhe miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019.

Këto shoqata të luftës kanë fajësuar Qeverinë që nuk i ka marrë për bazë kërkesat e tyre për rritjen e pensionit për invalid dhe familje të dëshmorëve.
Sipas shoqatave të dala nga lufta, rritja e fundit është bërë në vitin 2011 nga Qeveria e atëhershme e drejtuar nga Hashim Thaçi.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, kryeministrit dhe ministrive përkatëse që të shqyrtojnë kërkesat e tyre, raporton “Epoka e re”.

Sipas dokumenteve që ka postuar Shurdhaj, Shoqata e Invalidëve të luftës e UÇK-së i ka bërë kërkesë edhe kryeministrit Ramush Haradinaj për ngritje të pensioneve të invalidëve të UÇK-së.

Këtë kërkesë Shoqata e Invalidëve të luftës e UÇK-së e ka bërë më 14 janar të këtij viti.

Postimi i plotë i tij:

Pas aprovimit të buxhetit të Republikës së Kosovës në parlament, dëshirojmë të sqarojmë opinionin e gjerë, dhe në veçanti kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, se përkundër kërkesave tona të vazhdueshme, për rritjen e pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, një gjë e tillë nuk është paraparë me buxhetin për vitin 2019.

Si në kohen e Qeverisë Mustafa, edhe tani çdo herë kemi deponuar kërkesat tona të protokolluara tek zyra e kryeministrit, por përveç premtimeve verbale, deri tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje pozitive.

Rritja e fundit e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇK-së ka qenë në vitin 2011. Nga ajo kohë, nuk ka pasur ndonjë rritje të pensioneve të kategorive të dala nga lufta, përkundër asaj që pensionet e kategorive tjera janë rritur.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, kryeministrit dhe ministrive përkatëse që të shqyrtojnë kërkesat tona dhe të bëjnë lëvizje pozitive në këtë drejtim.

Fotografia e Fadil Shurdhaj

Fotografia e Fadil Shurdhaj

Fotografia e Fadil Shurdhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka…