Sinani uron për festën e Flamurit: Të bashkuar për ta ruajtur identitetin tonë kombëtar

28 nëntor 2024 | 09:12

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me rastin e 28 Nëntorit, ka uruar të gjithë shqiptarët, duke përmendur sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen bashkëkombësit në Luginë për shkak të diskriminimit dhe shtypjes sistematike që përjetojnë.

“Është e trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, një simbol i shenjtë që përfaqëson identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar,” ka thënë Sinani, përmes një postimi në Facebook.

Për herë të parë, Festën e Flamurit Kombëtar këtë vit po e organizojnë në Luginën e Preshevës Komuna e Preshevës, Ambasada e Shqipërisë,dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar po ashtu rëndësinë e unitetit në këtë kohë sfidash.

“Duhet të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar për të luftuar për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë tha të…