Sindikata e Policisë dorëzoi një peticion lidhur me pakënaqësitë e tyre në Kuvend

18 korrik 2023 | 15:40

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar të martën se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një peticion të nënshkruar nga punonjësit policorë lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Në njoftim bëhet e ditur se Ligji i pagave, mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, Ligji i pensionimit, shtesat për punë specifike, rrezikshmëria dhe kushtet e punës – janë disa nga pakënaqësitë e zyrtarëve policorë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, sot me datë 18.07.2023, ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, peticionin e nënshkruar nga punonjësit e Policisë së Kosovë lidhur me pakënaqësitë e tyre: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë, Ligji e pensionimit, shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.

Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes,…