S’ka fitues as në derbin Malisheva – Drita

30 mars 2024 | 17:05

Edhe derbi tjetër, mes Malishevës dhe Dritës, përfundoi pa fitues.

Takimi në stadiumin “Liman Gegaj” u mbyll me rezultatin 1:1, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë.

Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e Ensar Huruglicës (10′), teksa malishevasit barazuan përmes Altin Aliut (23′).

Drita mbetet e treta në tabelë me 51 pikë, e ndjekur nga Malisheva që ka tri pikë më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy ndeshjet derbi të javës së 27-të në…