Skitarja Lirika Deva fiton medalje të artë në Bullgari

29 dhjetor 2023 | 11:07

Skitarja, Lirika Deva, ka fituar medaljen e artë në garën e FIS-it, të mbajtur në Bansko të Bullgarisë.

Nga dy garat e mbajtura në sllallom, Deva në njërën fitoi të artën, ndërsa në njërën doli nga shtegu në lëshimin e parë.

Lirika pritet ta përfaqësojë Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Paul Walker, Meadow është divorcuar nga partneri i…