Skuadra austriake interesohet për Blend Baftiun

04 gusht 2020 | 12:51

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm nën fanellën e Ballkanit, Blend Baftiu mund të transferohet në Evropë. Lajmet e fundit nga Austria bëjnë të ditur që Baftiu është pranë kalimit te skuadra e njohur e këtij vendi, Rapid Wien, raporton “Olle”.

Mediumi i atjeshëm, “Heute”, shkruan për interesimin e Rapidit për talentin prishtinas.

“Baftiu është golashënuesi më i mirë në ligën kosovare, një lojtar i fortë që driblon dhe ka konkretizim të shkëlqyeshëm”, shkruan gazeta e atjeshme.

“Lojtari i ekipit U-21 të Kosovës ka bërë debutimin e tij me Kombëtare dhe së fundmi u votua nga UEFA në mesin e 50 talenteve më tërheqës në Evropë”, thuhet tutje.

Gazeta thekson faktin që Rapidi ka konkurrencë nga Turqia për Baftiun, i cili kërkohet edhe nga Beshiktashi e Galatasaray.

Përpos “Heute”, për interesimin e Rapidit për Baftiun kanë shkruar edhe disa mediume tjera austriake. Mbetet të shihet nëse transferimi do të kompletohet në këtë afat kalimtar apo jo.

Baftiu aktualisht ka kontratë me Ballkanin, kësisoj klubi nga Suhareka do të përfitojë nga shitja e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin përvjetorit të ndarjes nga jeta me 3 Gusht…