Sonte mësohet gjysmëfinalisti i fundit i ‘play-off’-it në basketboll

18 prill 2024 | 10:30

Sonte (e enjte) do përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit i “play-off-it” në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina e Vëllaznimi do të luajnë ndaj njëra tjetrës në kryeqytet.

Rezultati i kësaj serie çerekfinale aktualisht është 1:1, cila skuadër që do të shënon fitore kalon në gjysmëfinale. “Bardhekaltrit” e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 72:64, derisa gjakovarët të dytin 66:65. Përballja mes Sigal Prishtinës e Vëllaznimit zhvillohet të enjten nga ora 20:00

Fituesi i këtij takimi, në gjysmëfinale takohet me Trepçën, e cila ishte e para në stinorin e rregullt dhe starton direkt në gjysmëfinale. Ndeshja e parë është në fundjavë në Mitrovicë. Në gjysmëfinalen tjetër përballen Peja e Golden Eagle Ylli të shtunën në “Karagaçi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali në pension, prof. dr. Kudusi Lama, ka vlerësuar se…