Sportingu ëndërron rikthimin e Ronaldos

18 gusht 2022 | 16:24

Prej disa kohësh dihet se Cristiano Ronaldo po kërkon një mënyrë për t’u larguar nga Manchester United, të paktën në formë huazimi për këtë sezon.

Siç raporton gazetari i njohur francez, Sadi Auna, Sporting i Lisbonës vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e 38-vjeçarit.

Pavarësisht se marrëveshja specifike nuk është e lehtë për luzitanianët, drejtori i tyre teknik dhe ish-shoku i skuadrës së Ronaldos në kombëtaren portugeze, Hugo Viana, ka marrë përsipër detyrën e vështirë për të kompletuar transfertën.

Kujtojmë se Ronaldo e nisi karrierën e tij profesionale nga Sportingu, para se të shitej te Man United në verën e vitit 2003 për 19 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicionin e kaluar Napoli ishte njëri prej kandidatëve për ta…