Stoltenbergu: Nuk do të dërgojmë trupa të NATO-s në Ukrainë

27 shkurt 2024 | 11:56

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg, ka deklaruar se aleanca ushtarake ka ofruar mbështetje të paprecedentë për Kievin, nuk ka asnjë plan që vendet anëtare të vendosin trupa në terren në Ukrainë.

Deklarata e Stoltenbergut, vjen pas komentit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë dërgimi i trupave të vendeve perëndimore në Ukrainë, nuk përjashtohet në të ardhmen, shkruan “Sky News”.

Çdo vendim për të dërguar ushtarë do të kishte nevojë për mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët. Udhëheqësit e Suedisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Republikës Çeke kanë thënë se nuk po planifikojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga Kremlini. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin është shprehur se nëse kjo do të ndodhte, mund të kalohej në një konflikt të pashmangshëm me NATO-n.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka…