Studentët: Rashica, shembull për të rinjtë në Kosovë

07 prill 2019 | 18:21

Milot Rashica është duke kaluar një formë të shkëlqyer kohët e fundit. Pasi ai shënoi në Kupën e Gjermanisë, i është rezervuar një suprizë nga disa studentë nga Kosova dhe Gjermania. Rashica është një legjendë për studentët nga Kosova ose, ndoshta, një “legjendë e vogël” siç e pranon vetë futbollisti i talentuar. “Kosovarët janë tifozë të mëdhenj të futbollit, gjë që është e dukshme kur luan përfaqësuesja jonë. Të rinjtë dhe të moshuarit janë të pasionuar pas futbollit dhe na mbështesin”, ka thënë Rashica.

Luani, një student 16-vjeçar nga Prizreni, që ka vizituar Rashicën në Bremen, është shprehur se Rashica është një shembull për shumë të rinj në Kosovë. “Ai është një burim frymëzimi dhe motivimi. Rashica është shembull për shumë të rinj nga vendi ynë, për atë që mund të arrish me punë. Ai e ka bërë këtë gjë në një nga ligat më të mëdha të futbollit në botë”, është shprehur studenti kosovar.

Një tjetër studente e re, Emona, po nga Prizreni, tregon përshtypjet e saj për Milot Rashicën. “Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjenje është që një lojtar nga Kosova është pjesë e një prej klubeve më të forta në Gjermani. “Unë jam tifoze e futbollit, sidomos kur luan ekipi ynë përfaqësues. Kjo më bën të ndihem krenare, sidomos me Milotin. Takimi me të ishte diçka e madhe, pasi ai gjeti kohë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tona”, ka thënë studentja nga Kosova.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit i është rikthyer fitoreve pas humbjes që…