Superliga vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 22-të, vëmendja në derbin rajonal

26 shkurt 2023 | 08:54

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon ditën e sotme me tre ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së 22-të.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi luan me Prishtinën në derbin rajonal.

Llapi po kalon nëpër një formë të mrekullueshme, pasi ka marrë tre fitore radhazi, ndërsa Prishtina ka pësuar tri humbje.

Vendasit duan të vazhdojnë me fitore, në anën tjetër Prishtina në këtë takim kërkon t’i japë fund serisë negative.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani pret Dukagjinin.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë tre fitore radhazi dhe kërkon të vazhdoj njësoj edhe në këtë sfidë, derisa Dukagjini pas dy disfatave synon të shkaktojë befasi në Suharekë.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjilani që po lufton për një vend në Evropë, pret Trepçën ’89 që ka për synim t’i shmanget rënies.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…