Sveçla për zgjedhjet në veri: Jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë

14 prill 2023 | 12:22

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në raportimin në Komisionin për Integrime Evropiane ka folur për zgjedhjet në veri të cilat do mbahen më 23 prill.

Ai është shprehur se policia dhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Për sa i takon çështjes së zgjedhjeve, Policia e Kosovës, por edhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që këto zgjedhje të vijojnë dhe përfundojnë suksesshëm. Për neve është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurt, qoftë për organizatorët, po ashtu edhe për vet qytetarët atje”, ka thënë Sveçla.

Sveçla është shprehur i bindur se procesi zgjedhor do të përfundojë i qetë dhe i suksesshëm.

“Me rëndësi është të institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë, i suksesshëm, duke i tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, ka thënë ministria Sveçla. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara…