Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

25 prill 2024 | 13:51

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”.

Ky vendim, është marrë gjatë seancës së sotme. Po ashtu, nga akuza është liruar edhe Jahir Demaku.

Ndryshe, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku akuzoheshin për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, që parashihet dhe dënohet me nenet 22 dhe 142 të KPRSFJ (që momentalisht penalizohet me nenet 31 dhe 152 të KPRK).

Në aktakuzë thuhej se në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët dhe nenin 4 të Protokollit shtesë II dhe të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, të pandehurit në cilësinë e pjesëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në bashkëkryerje kishin cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi nga lagja Shipol në Mitrovicë, i ndaluar në qendrën e ndalimit të Likovcit, duke e rrahur atë në mënyrë të përsëritshme, në një datë të papërcaktuar në muajin gusht ose shtator 1998.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Finanacave, Hekuran Murati, ka reaguar për mosvotimin e…