Tahiri i kërkon Kurtit shkarkimin e Muratit pas deklaratave për veteranët e UÇK-së

01 korrik 2022 | 14:49

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar statuset e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth çështjes së veteranëve të luftës.

Tahiri, statusin e vitit 2016 të Muratit e ka cilësuar si skandaloz, teksa ka thënë se kryeministri i vendit s’ka alternativë tjetër veç largimit të tij nga posti i ministrit të Financave.

“Ne shohim se këtu ka tashmë një agjendë të ministrit Murati që ka një kundërshtim të madh ndaj kësaj kategorie. Ne i kërkojmë kryeministrit dhe i kemi thënë edhe dje se e ka një ministër të Financave që është totalisht i paaftë, një ministër që veç me numra nuk flet, me një ministër që vjen me qëllime të caktuara për t’i fyer deputetët e opozitës dhe fyerjet e tij ndaj veteranëve të UÇK-së janë të papranueshme”, është shprehur Tahiri.

Ai ka thënë se me largimin e Muratit nga posti i ministrit, Kurti e çliron edhe veten, pasi sipas tij, në krye të kuletës së shtetit ka vendosur një njëri siç e quajti ai, të paaftë dhe që ofendon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seria A ka shpallur zyrtarisht datën e Superkupës së Italisë,…