Tahiri mirënjohës ndaj deputetëve që dhanë mbështetjen për reformimin e sistemit të drejtësisë

24 nëntor 14:25

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se dje ishte një ditë e madhe për drejtësinë në Republikën e Kosovës. 

Sipas tij pas një pune për më shumë se një vit në ridefinimin e vlerave, strukturave dhe angazhimit tonë për sundimin e ligjit, Kuvendi i Kosovës miratoi Kodin e ri Penal, Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Ligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe Ligjin për procedurën jo kontestimore. 

“Jam tejet mirënjohës ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që dhanë mbështetjen për reformimin e sistemit të drejtësisë. Një epokë e re do të fillojë me zbatimin e tyre, duke e bërë Kosovën një kampion në sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi, një vend të sigurt për qytetarët e saj dhe adresë të gabuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane ka njoftuar se një pjesëtar i saj është…