Tahiri për dialogun me Serbinë: Kurti e dështoi Kosovën, bëri dështim historik

03 janar 2024 | 14:22

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka vënë pushtetin pa shtetit.

Duke iu referuar procesit negociator, Tahiri ka vlerësuar se Kurti shkelur të gjitha premtimet, madje sipas sa, ai e ka dështuar Kosovën në këtë proces.

“Në fakt, Kosova ishte e nënshtruar, e sulmuar, e ndëshkuar dhe e dështuar gjatë tërë vitit 2023. Qeveria dhe Kurti si kryeministër vunë pushtetin para shtetit. Me populizëm, dinakëri dhe dyfytyrësi, që i mundësuan pushtet dhe më pas duke shkelur të gjitha premtimet e bëra ndaj votuesve, humbi shpresa në sytë e atyre që i besuan, ndërsa zhgënjimi është duke u rritur në përmasa dramatike. Dështimi më i madh ishte përballja me armikun serb në dialogun e Brukselit. Kurti e dështoi Kosovën, bëri dështim historik, duke bërë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke në shkurt të 2023-s. Edhe pse e kishte letrën e presidentit amerikan Bajden, e cila thoshte se dialogu i Brukselit ka në qendër njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kurti nuk ishte i zoti ta realizojë këtë përkrahje të fuqishme nga shteti më i fuqishëm në botë. Ndonëse bëri çmos ta mbajë të fshehur atë marrëveshje, por edhe të gjitha të tjerat, me logjikën e strucit, mendoi se nuk do të dalin të vërtetat e dështimit të tij”, ka shkruar Tahiri në një opinion të shkruar posaçërisht për “Epokën e re”.

Opinioni i plotë:

Përgjegjësia për shtetin dhe një hero tragjik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin…