Taksën 100 për qind do ta mbrojmë me të gjitha format demokratike

21 shkurt 2020 | 22:35

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, beson se brenda këtij muaji do të thirret seanca e jashtëzakonshme parlamentare për ta kundërshtuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se deri më tani kanë arritur t’i mbledhin mbi 30 nënshkrime të deputetëve opozitarë për këtë çështje.

Berisha ka vlerësuar se duhet të ketë konsensus të të gjitha partive politike për mbajtjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Deputeti i AAK-së ka vlerësuar se paralajmërimi i qeverisë për zëvendësim të taksës me reciprocitet është mashtrim.

“Ne do t’i përdorim të gjitha format demokratike për ta penguar vendimin e qeverisë për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe”, ka thënë Berisha.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës në gazetën “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka shënuar një fitore shumë të vështirë, në…