Tare takim miqësor me Ronaldon

10 gusht 15:10

Ndeshja miqësore mes Lazios dhe Valladolid ka shërbyer edhe për një takim mes dy miqsh, Igli Tares dhe Ronaldo “Fenomenit”.

Në fillimin e këtij mijëvjeçari ishin shpesh kundërshtarë në fushën e lojës në Serinë A, por kanë ruajtur respektin e miqësinë me njëri-tjetrin. Këtë e tregon më së miri edhe postimi i Tares, tashmë drejtor sportiv i Lazios, përkrah brazilianit i cili është presidenti i klubit të Valladolid dhe po kërkon që të tregojë talent edhe në këtë sipërmarrje të re.

“Koha zbeh kampionët. Por kjo nuk ka ndodhur për ty. Një kënaqësi që të takova përsëri Ronaldo”, ka shkruar Tare.

 

Image

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Kushtrim Gashi është ndër lojtarët më të mirë në…