TE KULLA E ZHLEPIT

19 mars 19:56

Arif Molliqi

Te Kulla e Zhlepit lutem… ah lutem

Mos fryj erë sonte… veç sonte mos bjer t’i shi

Mos bjer t’i borë… as mos të bëhet mjegull

Se për herë të fundit… për të fundmen herë i lirë

Te Gurrat e Bardha… ujë të ftohtë do të pi

N’Maje të Zezë… e n’shpat të Hasan Agës

do të dal sonte… do të marr frymë

do ta derdhi lotin njëherë… e do të qaj

do t’i shoh n’qafa Varrezat… me mbishkrim shqip

që me sy të hapur kanë mbetur… për besë

duke thirrur Nënë… o nëëëënëë

ku je?!

Se langonjtë bojëkafe… korbat e zi

Për mish gjeje… përtej kufirit na kanë lënë

Sonte me thanë duro… se guri po duron

Po duron bjeshka… po duron Kulla e Zhlepi

Po duron shembja e kufirit… nga vajtimet e mia

Kur qesh parlamenti… e qan Rusulia

Sytë e bukur të pyllit… sytë e Ishtidimit

po plasin nga hidhërimi… nga dhimbja e durimi

kur na thonë të heshtim… o të heeeeshtiiiim

O njerëz… që vareni në ndërgjegjen e juaj

Ju e dini

Se nuk është ora për të heshtur… ora e nënshtrimit

Është toka e përflakur… strehë që nuk braktiset

Çdo fjalë e juaja është e shenjtë… e ka një kohë një stinë

Mos lejoni që fjala e juaj… të bëhet gjak memec

… nga del gjaku i prishur

(Mars, 2018)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
EMIN Z. EMINI  Ndonëse teatri epik i Brehtit dhe sistemi…