Të merren mësime nga vërshimet e fundit në Kosovë

25 janar 2021 | 13:29

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se vërshimet e fundit që ndodhen në Kosovë, do të duhej të ishin një mësim i mirë për institucionet në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale.

“Këto vërshime shpërfaqen mangësi të shumta, organizative, menaxhuese dhe operacionale. Ka mungesë të planifikimeve dhe mungesë të burimeve dhe kjo e zvogëlon efektivitetin e reagimit në raste të tilla. Duhet të intensifikohet puna e vazhdueshme preventive dhe parandaluese në rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve të hapura dhe përroskave, po ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të pakësohet mundësia e vërshimeve sa herë që kemi reshje më të theksuara”, ka thënë ai, raporton “Epoka e re”.

Gjithashtu, Ahmeti ka thënë se duhet të ketë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse, si dhe të mbahen ushtrime dhe simulime të rregullta të këso lloj situatave, në mënyrë që në të ardhmen reagimi të jetë i plotë dhe profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…