Të shtëna me armë në mes fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit

28 prill 2024 | 20:21

Në mes të fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit ka pasur të shtëna me armë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtor I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thnëë se nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë.

“Në mes fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputet i…